Mario Dedanovic është një nga grimierët më në zë në botën e showbizz-it dhe talenti i tij kujdeset për disa nga emrat më të rëndësishëm të Hollywood-it.
E kemi parë të jetë krahu i djathtë i Kim Kardashian dhe bukuroshja amerikane e ka ngritur disa herë në piedestal, në sytë e publikut make-up Marion për punën e tij të palodhur.
Mario me postimet e tij në Instagram na ka treguar se është krenar për origjinën e tij shqiptare, ndërsa këtë herë një fansja e tij i ka lënë vërtet mbresa me një dedikim special me motive shqiptare.
Make-up artisti i talentuar, ka postuar një foto në Insta ku shihet një dorë me disa simbole të shqiponjës dykrenare.
Me siguri Mario duhet të ndihet krenar! Shqiptarët e suportojnë atë më së miri.