Nuk prisnim që një divorc mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt të ishte i qetë, por pas situata tashmë po tërbohet përtej imagjinatës.
Por fundja, nuk e prisnim që të divorcoheshin fare në radhë të parë. Pas Marion Cotillard është radha e një tjetër emri shumë të madh të skenës aktuale të spektaklit, të shumëpërfolurës Selena Gomez. Ishte radha e këngëtares dhe aktores 24 vjeçare që të merrej zvarrë në këtë situatë. Bukuroshja postoi një foto ku ishte ulur përkrah artistit 52 vjeçar në ceremoninë e Golden Globes, ndërkohë që dyshja ka luajtur së bashku në filmin “The Big Short”.
Tashmë The National Enquirer pretendon se Angelina ishte e tërbuar për këtë foto, një pamje që sipas saj tregonte flirtim të qartë. Selena kishte bërë shaka duke iu referuar Brad-it si “bashkëshorti i saj i ardhshëm”, dhe pavarësisht diferencës prej gati dy dekadash mes të dyve, Angelina-s nuk i ka ardhur aspak për të qeshur. Pas dyshimeve mbi Selena Gomez dhe Marion Cotillard, do të vazhdojë vallë Angelina të pretendojë se arsyet kryesore të ndarjes ishin “abuzimi me drogën dhe alkoolin” nga ana e Brad?