INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm mbështetje, ministrja e Jashtme kroate ankohet te Bushati

Jo vetëm mbështetje, ministrja e Jashtme kroate ankohet te Bushati

Publikuar më: 10:31 16-03-2018

Këtë të enjte Ministrja e Jashtme e Kroacisë ishte në Tiranë ku u takua me ministrin shqiptar Bushati.

Krahas mbështetjes që Marija Buric shprehu për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, mediat kroate shkruajnë se diplomatja ndau edhe një tjetër shqetësim me homologun shqiptar.

Ajo preku cështjen e ndotjets të Detit Adriatik që mbërrin në brigjet kroate.

Ministrja vlerësoi se aspekti ekologjik duhet të jetë një cështje shumë e rëndësishme për Shqipërinë në mënyrë që të sigurojë udhën e saj drejt BE-së.

Diplomatja kërkoi që kjo cështje të shihej sa më shpejt të jetë e mundur nga Shqipëria.

‘Ne kemi një det që ka nevojë për ne nënvizoi ministrja duke shtuar se Deti Adriatik ka shumë potenciale për të siguruar zhvillimin turistik.

Gjatë fjalës së saj, Buric u shpreh së të dyja shtetet do të afrohen me njëra-tjetrën duke ndërtuar rrugë, korridore ajrore e jo vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665