Epo e dimë të gjithë që kur je prind ke shumë angazhime dhe këto bëhen dyfish kur je një njeri publik me shumë aktivitete si Ledion Liço.
Babi Ledioni mesa duket nuk kujdeset vetëm për birin e tij London, por edhe një anëtar tjetër kërkon vëmendjen që i takon.
Bëhet fjalë për qenin e familjes me të cilin Ledioni ka postuar një foto në Instastory.
“Ça ha ky mor Zot?”, ka shkruar Ledioni si mbishkrim të fotos duke na lënë të kuptojmë se “besniku i shtëpisë” është goxha mirë me oreksin dhe me konsumimin e ushqimeve.
Epo detyrat janë detyra! Ledioni sapo e tregoi që ka shumë të tilla.../intv.al/