Dafina Zeqiri është nga ato këngëtare që ka arritur të jetë në top listat muzikore dhe shpesh realizimet e saj janë kthyer në hite.
Shumë e dashur nga publiku si për zërin edhe për lukun që paraqet në shfaqjet e saj por gjithashtu edhe në postimet në Instagram.
Mesa duket këngëtarja nuk do të jetë e suksesshme vetëm në tregun muzikor dhe ndonëse po qëndron në Amerikë, Dafi ka marrë goxha frymëzim dhe ka hedhur në treg edhe linjën e saj të bluzave.
Këto bluza mbajnë emrin e saj dhe kanë mbishkrimin ‘King’. Njoftimin e ka dhënë vetë këngëtarja me një postim në profilin e saj në Instagram.
Me siguri kjo ide i ka ardhur bukuroshes Dafi pasi ajo lancoi për publikun këngën më të fundit “King Merche”.