Me datën 23 dhjetor, një garë bukurie që do organizohet në Tiranë por, nuk do të jetë aspak e zakonshme. Këtë herë do të jetë komplet ndryshe.
Është fjala për për një spektakël të quajtur “Miss Trans Albania” në të cilin do të sfilojnë tranvestitë e transeksualë dhe do të konkurrojnë për të fituar çmimin si më e bukura.
Përfaqsuesit e LGBT- së kanë filluar të promovojnë eventin duke premtuar se do të ketë performanca të shkëlqyera. Xheni Karaj, një aktiviste e komunitetit LGBT në Shqipëri, me anë të një statusi në Facebook , ju ka bërë thirrje vajzave që nëse kanë fustane që nuk ju duhen më, t’i dhurojnë për spektaklin “Miss Trans”.
“Thirrje për gocat e Facebook: Nëse keni tualete dhe fustane që nuk ju duhen, ju lutem na i dhuroni pasi po organizojmë Miss Trans", ka shkruar ajo.