Një nga çiftet që bënë më shumë lajm gjatë vitit që lamë pas ishte Elgit Doda dhe Klea Huta. Fillimisht i mohuan thashethemet lart e poshtë, por tashmë ata dalin hapur duke iu gëzuar dashurisë së tyre . Në fakt kanë të drejtë, pasi janë një çift perfekt.
Ndonëse Klea ka një karrierë të gjatë në ekran publiku është mësuar ta shikojë gjithnjë ashtu të ëmbël me flokët e zeza. Mirëpo, pamja e saj e re do t’ju befasojë, saqë edhe Elgiti me siguri s’do ta njihte.
Në një foto të postuar në Instagram, Klea shfaqet me flokë të shkurtra bjonde. Ndërsa i gjithë ky ndryshin është për shkak se ajo do të luajë sonte rolin në dramën ‘Vdiq mbreti, rroftë mbreti’, që do të vihet në skenën e Teatrin Kombëtar.
“Ejani shikoni gazetare Inën’, shkruan Klea.