Në Kosovë arsimi me sa duket ka mbetur pas aq sa është skandal, që në një nga librat ende nuk është shpallaur Pavarësia. Në Librin e Sociologjisë për klasat e 12-ta shkruhet se Kosova është ende nën administrimin e UNMIK-ut, edhe pse Kosova e ka shpallur pavarësinë që gati 10 vjet, thotë Lajmi.net.
“Kosova është në një proces kompleks të transformimeve politike, ekonomike dhe kulturore. Vendi ynë është vënë nën Administratën e Përkohshme Ndërkombëtare me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 10 qershor 1999. Në Kosovë institucionet vendore veprojnë në pajtim me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme,” shkruhet në libër.