Kur mendojmë për rrymat e muzikës padyshim që kur flasim për reperin është e pashmangshme të mos mendojmë skenat e egra me makina të shpejta dhe repera gangsta me armë në duar.
Nuk na kanë munguar as rastet kur reperat shfaqen nëpër rrjete sociale me foto dhe video duke ju bërë diss kundërshtarëve me armë në duar.
Por tashmë për reperin kosovar Buta fakti i mbajtjes së një arme nuk është më problem dhe antiligjore pasi ai tashmë ka marrë një leje në institucionet shtetërore.
Për të mos i hyrë fare debatit me leje apo pa leje, Buta një nga emrat e rinj e premtues të muzikës hip hop/trap ka treguar në Instagram lejen e mbajtjes dhe përdorimit të armës.
“Në bazë të nenit 12 të Ligjit Nr. 05/L-022 Për Armë dhe nenit 10 të Udhëzimit Administrativ për aftësimin teorik dhe praktik për armë, provimin professional, si dhe verifikimin e kualifikimit të instruktorëve lëshon certifikatë për Betim Januzin”, – shkruhet në dokumentin e publikuar nga reperi i njohur raporton Blitz.al
Nuk është habi! Po e patë Butën me armë diheni se e ka ligjërisht.