Çifti i sapomartuar duket se nuk do t’i lerë asgjë mangut vetes për muajin e mjaltit.
Orinda dhe Turi u martuan në një ceremoni madhështore me 300 të ftuar, dhe duket se nuk kanë ndërmend ta mbyllin këtu. Edhe vazhdimi duket se do të vazhdojë të jetë shumë i bukur dhe romantik, me dyshen e artistëve që kanë vendosur të vizitojnë një sërë destinacionesh që ofrojnë diversitet bukurish natyrore dhe kulturore. Ishte Turi që është rrëfyer për “Bluetooth” duke thënë se në listën e tyre për muajin e mjaltit janë Amsterdami, Bali, Tajlanda dhe Turqia. Një sërë vendesh përrallore që me siguri do ta bëjnë këtë muaj të paharrueshëm të jetës së tyre vërtetë unik.