INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Nora dhe Roberti! Njihuni me 10 çiftet SHQIPTARE që u ndanë si ''shokë''! [FOTO]

Jo vetëm Nora dhe Roberti! Njihuni me 10 çiftet SHQIPTARE që u ndanë si ''shokë''! [FOTO]

Publikuar më: 17:19 26-08-2019

Të qëndrosh mik me ish-in apo ish-en mund të duket një ide e mirë. Dashuria ndonjëherë nuk zgjat përgjithmonë, por a duhet që të vazhdoni miqësinë me ish-in tuaj?

Jo vetëm Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndarë paqësisht dhe më poshtë do ju tregojmë çiftet shqiptare që u ndanë pa zhurmë dhe me të mira, si dhe kanë mbetur miq pas ndarjes.

1.Ndarja më e fundit e shoëbizit është e Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Çifti prej muajsh përfliteshin se nuk janë më bashkë, por ata e pranuan vetëm atëherë kur ishte momenti duhur. Mbrëmjen e djeshme me anë të një postimi në Instagram Roberti deklaroi se ai dhe Nora nuk janë më bashkë. Këngëtari u shpreh se ai dhe Nora do jenë miq përgjithmonë dhe i është falenderues që ka sjellë në jetë vajzën e tyre Renee.

robert.jpg

 

“Unë edhe Nora nuk jemi me bashkë, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees dhe shokë të mirë. Nora Istrefin e falenderoj shumë që ma ka sjellë në jetë një fëmijë si Renee...edhe shumë kujtime të bukura prej 2006...Noriq t'kam borxh tan jetën. Të uroj gjithë të mirat”, shkruante Roberti. Ndërkohë edhe Nora e ftuar në “Xing me Ermalin”, deklaroi se Roberti do mbetet babai i vajzës së saj kështu që do e respektojë gjithmonë.

2.Një tjetër çift që u nda në mënyrë miqësore janë Albi Nako dhe Klaudia Pepa. Dyshja u ndanë tre vite më parë dhe shkak u bë distanca mes tyre, pasi Klaudia nisi karrierën në Itali ndërsa Albi vazhdoi karrierën në Shqipëri.

Lajmin e ndarjes e dha vetë çifti të cilët theksuan se gjithçka mes tyre ishte mbyllur me mirëkuptim dhe se do vazhdojnë me projektet e tyre personale në drejtime të ndryshme. Edhe sot e kësaj dite në intervista, Albi dhe Klaudia shprehen se kanë mbetur miq shumë të mirë.

PEPA.jpg

 

3.Në dhjetor të vitit të kaluar Stine deklaroi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Graciela në mënyrë miqësore dhe duke e falenderuar publikisht për çdo moment të bukur që kishin kaluar bashkë.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë që kemi kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje”, shkruante Stine. Edhe Graciela në intervistat pas ndarjes deklaroi se me Stinen kanë mbetur miq dhe vazhdon ta respektojë si babain e fëmijës.

STNE.jpg

 

4.Në vitin 2017 Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare nga e cila kanë një djalë. Lajmi i ndarjes së tyre qarkulloi fillimisht nga mediat e më pas u konfirmua nga çifti, bën të ditur Xing.al. Pas ndarjes çifti vazhduan të jenë miq dhe Vini u shpreh: “Ne flasim, kemi marrëdhënie prapë, jemi ndarë, por nuk kemi marrë doreza boksi”.

“Ne jemi bashkë në momentin kur bëhet fjalë për Arborin. Unë dhe Vini nuk jemi armiq, gjithë jetën do të jemi të lidhur bashkë”, tha Bora.

BORAZ.jpg

 

5.Adrola Dushi dhe bashkëshorti i saj Adisi janë ndarë gjithashtu pa sherre por në mënyrë miqësore e këtë e ka treguar vetë Adrola e ftuar vitin e kaluar në “Xing me Ermalin”.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë. Kjo është gjë e mirë”, u shpreh Adrola. Madje modelja shpesh është parë me ish-bashkëshortin pasi çifti takohen për shkak të djalit.

PATIS.jpg

 

6.Bleona dhe Ganiu u ndanë në vitin 2014 por edhe sot e kësaj dite përmenden si një nga çiftet më simpatik të shoëbizit dhe që vazhdojnë të jenë miq.

“Unë doja të ndiqja ëndrrën time dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt. Kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm kam folur lirshëm me të. Nuk kam ndërmend të kthehemi bashkë sepse gjërat kanë mbaruar. Ai është prapë në jetën time, porn ë një tjetër formë që futet brenda idesë së ‘familjes”, është shprehur Bleona.

LONA.jpeg

 

7.Në vitin 2014 u ndanë gjithashtu edhe çifti Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi. Edhe pas ndarjes dyshja ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira.

Madje Teuta shkon shumë mirë edhe me partneren e Bleros, Afronën i cili së shpejti do martohet për herë të dytë.

Ndërkohë Teuta ka krijuar familjen e saj dhe është shumë e lumtur me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

BLERO.jpg

 

8.Oni Hysenbelliu dhe Anxhelina Hadërgjonaj dikur ishin në një lidhje e cila përfundoi, megjithatë pa sherr. Dyshja vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin, janë miq të mirë e madje e ftojnë njëri-tjetrin në festa e gëzime. “Ne jemi vetëm shokë, dëgjohemi ndonjëherë, e pyes si po shkojnë punët dhe më pyet si po më shkojnë punët. E urojmë njëri-tjetrin për raste festash. Shumë njerëz në Shqipëri nuk e mendojnë shoqërinë pas një ndarje. Ne na ka ecur shumë mirë shoqëria pas ndarjes”, tha Oni./Xing.al

ONI.jpg

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri

Dikur ishin të lidhur, ndërkohë që sot ndajnë koncertet bashkë duke performuar para fansave. 

mar.jpg

 

Ledri Vula dhe Dua Lipa

Ndonëse ishin të lidhur vite më parë, ata janë miq të mirë, madje Ledri kaloi disa ditë pushimi me të atin dhe vëllain e Dua Lipës.

 

vlet.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041201114654541