INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm nuk lexojnë, por afro 900 mijë shqiptarë nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

Jo vetëm nuk lexojnë, por afro 900 mijë shqiptarë nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

Publikuar më: 08:23 30-08-2018

Gati 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç dinë asnjë gjuhë të huaj. Të dhënat kanë dalë nga INSTAT. Ndërsa 388 mijë shqiptare zotërojnë një gjuhe të huaj, 163 mijë zotërojnë dy gjuhë, teksa 47 mijë shqiptare njohin më shumë se tre gjuhë të huaja. Nga të dhënat meshkujt kanë më shumë aftësi se femrat. Nga totali i popullsie mbi 25 vjeç që zotërojnë gjuhë të huaj, 57% janë meshkuj dhe 47% janë femra.

Në grupmoshën 25-45 vjeç njohuritë mbi gjuhët e huaja janë më të shpeshta se në grupmoshat e tjera. Nga totali i të rriturve që zotërojnë një gjuhë të huaj, 19% e tyre janë me arsim të ulet, 35.6% e tyre janë me arsim të mesëm dhe 39% e tyre me arsim të lartë.
Më shumë se gjysma e të rriturve me arsim të lartë zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj.
Shqiptarët kanë një histori të vone më me mësimin e gjuhëve të huaja në shkolla e programe të posaçme. Më herët para çlirimit gjuhet e huaja janë mësuar në mënyrë autodidakte, ndërsa pas luftë në vitet 50 u hap një katedra e parë në vend dedikuar rusishtes. Shqipëria përjetoi një izolim të gjatë nga regjimi diktatorial ku mësimi i gjuhëve të huaj ishte i kufizuar në disa prej tyre dhe në arsimin e ulët dominonte gjuha rusë dhe shumë rrallë ajo franceze dhe ajo angleze. Gjatë kohës së monizmit popullsia në qytetet bregdetare mësoi gjuhën italiane nëpërmjet kanaleve televizive italiane. Më vonë pas viteve 1990 me rënien e diktaturës u panë më shumë mundësi për zotërimin e gjuhëve të huaja. Menjëherë në shkolla filluan të dominojnë kurrikulat me gjuhën angleze, franceze dhe se fundmi gjermane.

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279