Johnny Depp dhe Amber Heard e gjejnë veten dhëmbë për dhëmbë, dhe fjala nuk është vetëm për 400 milionë dollarët e yllit të “Pirates of the Caribbean”.
Ndarja më e përfolur e kohëve të fundit duket se është totale, me Johnny dhe Amber që janë në luftë për të marrë sa më shumë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për pasurinë marramendëse të artistit 52 vjeçar, por për kujdestarinë e dy qenushëve të ish-çiftit, Boo dhe Pistol. Pjesë e divorcit duket se u bënë padashur dy qentë që shkaktuan skandalin në Australi. Johnny thotë se po lufton që t’i mbajë të dy qentë që të mos ndahen nga njëri-tjetri, ndërsa Amber kërkon vetëm Boo-në. Kjo pasi ky i fundit ishte dhuratë nga ish e dashura e saj, Tasya van Ree. Duke i marrë nga pak secilit ish, Amber duket se po ngjit shkallët në jetë. Pak bie fjala me 400 milionë dollarë në mes.