Si mendoni ju? Çfarë ndodh?
Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 22-të. Mirëpo në këtë ditë të bukur, ai kishte rezervuar një surprizë po aq të bukur për fansat e tij pasi publikoi këngën “Alea”. Kjo është është klikuar mbi 1 milion herë në Youtube, dhe ky sukses e ka gëzuar tejmase djaloshin, por pas kësaj ai ka dhënë një paralajmërim.
Pa hezituar, Butrinti ka treguar se shumë shpejtë do vijë me një bashkëpunim.
“Solo edhe 1 MILION per veç 1 DITE. A thu çka ndodh kur t’vjen bashkepunimi?”, u është drejtuar ai ndjekësve të tij në Instagram dhe të gjithë menduan se do jetë ai me Capital T. E siç duket kështu është pasi ka komentuar vetë reperi me anë të disa emoji-ve ku duket kurioz.
Por pavarësisht kësaj, Butrinti ka bërë të lumtur dy fanset e tij pasi njëra ka pyetur shoqën se çfarë do thonte nëse këngëtari simpatik do i kthente komentin të paktën një herë. Ajo ndoshta nuk e priste, por në të vërtetë Butrinti ia ktheu duke thënë: Gjithmon.