INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Shqipëria, edhe Çekia përfshihet nga protestat masive [VIDEO]

Jo vetëm Shqipëria, edhe Çekia përfshihet nga protestat masive [VIDEO]

Publikuar më: 09:21 24-06-2019

Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Pragës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Andrej Babis i përfshirë në skandale korruptive.

Sipas organizatorëve më shumë se 250.000 njerëz morën pjesë në protest e konsideruara më e madhja që prej revolucionit të vitit 1989.

Disa prej tyre mbanin në duar pankarta ku shkruhej Dorëhiqu ndërsa të tjerë valëvisnin flamuj të Cekisë dhe të BE-së.

Në protest kishte edhe fëmijë.

Më shumë se 400000 qytetarë kanë nënshkruar edhe një peticion ku kërkojnë largimin e kryeministrit.

Një lëvizje e tillë nisi fillimisht si një lëvizje studentore për t’u shndërruar në një protest masive.

Babis po hetohet penalisht për shkak të akuzës se ka abuzuar me rreth 2 milionë euro subvencione nga Bashkimi Evropian, 10 vite më parë. I konsideruar si njeriu i dytë më i pasur në Çeki, Andrej Babis i ka mohuar akuzat.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168