Ndoshta sot janë vetëm ish të dashur, ose miq, por dikur kanë qenë një nga çiftet më të përfolur të show biz-it. Lidhja e dashurisë mes Stines dhe Roza Latit ka zgjatur disa vjet, me ndarje dhe ribashkime të shpeshta të cilat ia kanë vlejtur edhe nga aspekti profesional për Stinen sepse ajo është bërë burim frymëzimi për disa nga këngët e krijuara nga artisti.
Por siç duket Stine nuk është i vetmi që i ka kënduar Rozës, pasi ditën e sotme teksa moderatorja e njohur po konsumonte një kafe, një djalë i ka dedikuar asaj një këngë. Bukuroshja sigurisht që të gjthë skenën e këndshme e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.