Semi Jaupaj sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
‘’Mos u kthe’’ u punua nga Ylli Limani ndërsa artistja e solli të realizuar edhe me videoklip.
Kënga që ka arritur një numër të madh klikimesh në kanalin Youtube në vetëm pak orë po konsiderohet dedikim për lidhjen e Borës me Donaldin.
Semi i këndon një dashurie që ka përfunduar e që ka lënë pas dhimbje, ndërsa ai ka tashmë një tjetër.
“Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si s’të erdhi pak gjynah”, thuhet në një pjesë të këngës.
“Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd s’do ta përmend, s’do godas aty ku dhemb”, vazhdon teksti, të cilën e ka dëgjuar edhe vet Donaldi me banorët tjerë ditën e djeshme dhe nga reagimet e tij u pa se edhe ai e kuptoi se i dedikohej atij dhe Borës.
Por jo vetëm teksti, po të shikohet me detaje edhe në videoklip është një detaj që na konfirmon dyshimet.
Në mur, qëndron një kornizë me një foto që duket e ngjashme me “Puthjen” e famshme të piktorit Gustav Klimt.
>Ndërkaq tashmë dihet se sa kishte bërë bujë puthja e Donaldit dhe Borës në shtëpinë e Big Brother.