Nëse kemi televizorë, makina dhe telefona të zgjuar, pajisjet inteligjente po zënë pjesën më të madhe të industrive. Dhe tashmë një furçë dhëmbësh ka mahnitur botën e higjienës orale dhe ka çuar një punë të përditshme në një nivel tjetër.
Marka e njohur e furçave të dhëmbëve, Oral B, së fundmi ka krijuar “gjeniun”, furçën elektrike të dhëmbëve të parë në botë që ofron teknologjinë e zbulimit të pozicioneve me anë të sensorëve për të siguruar që përdoruesit nuk do të lënë asnjë pjesë të gojës pa pastruar.
Oral B tregon 9000 vendet ku njerëzit janë duke larë gojën e tyre. Ajo gjithashtu ofron 6 mënyra pastrimi dhe pulson kur ka shumë presion. Dritat Led mund të personoalizohen në 12 ngjyra të ndryshme me anë të një aplikacioni. Çanta e tij, gjithashtu përfshin një vendqëndrim për telefonin si dhe e karikon atë. Kushton rreth 370 dollarë.