Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max dhe Njomza. Këto janë emrat e pesë artisteve shqiptare që së fundmi po thyejnë rekorde dhe këngët e tyre renditen në fillimet e klasifikimeve. Së fundmi, ‘Billboard’ ka publikuar një artikull që ia ka dedikuar totalisht suksesit të këngëtareve shqiptare, duke filluar nga Bebe Rexha, që they rekorde me ‘Meant to be’, Dua Lipa renditej në vendin e parë në ‘Top 40’ për 4 javë me ‘New Rules’, dy këngë të Rita Ora bënin pjesë në kategorinë ‘Dance Vlub Songs Top 10’ dhe Ava Max ia doli të hynte në ‘Hot 100’ me hitin e saj ‘Sweet but Psycho’.
‘Billboard’ shkruan se të gjitha këngëtaret kanë prindër shqiptarë, pavarësisht se përveç Ritës, asnjëra nuk ka lindur në atdhe. Më pas është Njomza, një artiste e re që sapo ka filluar karrierën e saj. Ajo ka bashkëpunuar me Ariana Grande në shkrimin e tekstit për ‘Thank U, Next’ dhe ‘7 Rings’, kështu që mund të themi se suksesi i saj është i padiskutueshëm. “Shqiptarët jashtë vendit nuk janë të vetmit që po ia dalin.
Ka një komunitet me artistë shumë të mirë atje, si përshembull: Lyrical Son, Capital T, Dafina Zeqiri, që luajnë në të gjithë Europën. Është një vend që po bën progres”, është shprehur Njomza. Kujtojmë se pak kohë më parë Bebe Rexha hodhi hodhi idenë për një bashkëpunim mes tyre dhe ndoshta së shpejti, do ta shohim një të tillë.