Ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të prekur finalen e Botërorit u plotësua dje. Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi performoi në finalen e Kupës së Botës bashkë me Ëill Smith dhe Nicky Jam dhe nuk kishte emocion më të madh.
Me ‘Live it up’ është çuar në këmbë i gjithë stadiumi, ndërsa u zhvillua ndeshja mes Francës dhe Kroacisë ku triumfues dolën “gjelat”.
Por siç duket Era nuk është larguar ende nga Rusia dhe është takuar me reperin e njohur French Montana me të cilin ka bërë dhe një bashkëpunim më parë. Ajo ka publikuar disa video në instastory ku shfaqet me të dhe e tregon që vizituan Sheshin e Kuq të Kremlinit. Reperi e aprovon këtë, por Era fillon e tallet duke e pyetur se çfarë është “Sheshi i Kuq” duke vënë kështu në siklet French Montanën i cili se ditka se çfarë është.
Edhe ai ka publikuar një video më Erën në Instastoryn e tij.
Untitled from Elton Cara on Vimeo.