INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Joe Jonas: E vërteta e sikletshme e turit me Britney Spears

Joe Jonas: E vërteta e sikletshme e turit me Britney Spears

Publikuar më: 10:18 29-07-2016

Të performosh në një tour me Britney-n nuk është e lehtë për askënd!

Mund të performosh në një tour me bukuroshen 34 vjeçare, por kjo nuk do të thotë se ke të drejtë t’i afrohesh. Pavarësisht se është një emër i njohur për publikun, Joe Jonas mesa duket nuk është i njohur sa duhet. Ai rrëfeu në Watch What Happens Live se nuk e kishte të lejuar t’i afrohej më shumë seç duhet ish princeshës së muzikës pop. Bëhet fjalë për vitin 2011, kur ish ylli i Disney duhet të bënte hapjen e turit të saj Femme Fatale. Megjithatë në ditën e fundit, ai tregon se i theu të gjitha rregullat duke e përqafuar Spears, dhe çuditërisht nuk u “ngrit në ajër” nga truprojet e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0042619705200195