Kur tregoi se ajo ishte vajza me të cilën kishte humbur virgjërinë në moshën 20 vjeçare, ndoshta tregoi pak më shumë se ç’duhet.
Të paktën vetë e zonja e punës, 29 vjeçarja Ashley Greene duket se e mendon kështu. Aktorja amerikane, e njohur për rolin e saj si Alicia Cullen në sagën shumë të ndjekur të vampirave “Twilight”, ka përdorur Instagramin e saj për të treguar menjëherë se nuk i vlerësoi aspak fjalët e ish të dashurit të saj. Ashley postoi një shprehje “Klasi është pa kohë”, si për të thumbuar se rrëfimi i Jonas ishte jo vetëm i papërshtatshëm, por edhe pa pikë klasi. Fundja, nuk është se kishte njeri që mendonte se dyshja nuk e kishte konsumuar seksualisht marrëdhënien e tyre të viti 2010. Por siç thamë, vetë e zonja e punës mendon ndryshe...