Dhe pas modeleve të Victoria’s Secret, rradhën për t’u zhveshur e ka Joe Jonas.
Eshtë publikuar klipi i parë zyrtar nga albumi i debutues i bandës DNCE, i cili në treg për fansat do të dalë më 11 nëntor nën kujdesin e shtëpisë diskografike Republic Records. Në këtë video Joe tregon trupin e tij muskuloz teksa interpreton nën ritmet dance të “Body Moves”. Me siguri numri i fansave të DNCE është rritur ndjeshëm këto orët e fundit. Ne i sugjerojmë grupit t’i eleminojnë bluzet nga garderoba e tyre që sot e tutje!