INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johanes Hahn Shqipërisë: Tregoni prova se do të ndëshkoni të korruptuarit

Johanes Hahn Shqipërisë: Tregoni prova se do të ndëshkoni të korruptuarit

Publikuar më: 15:17 24-01-2017

Ndërsa ligji i Vetingut pritet të nisë nga zbatimi, Europa është e drejtpërdrejtë për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerimit, Johanes Hahn, duke iu referuar Shqipërisë tha se duhet të dëshmojë me veprime konkrete zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e politikanëve apo njerëzve me pushtet të përfshirë në afera korruptive.
Johanes Hahn:
“Komisioni Evropian nuk do ta ngadalësojë procesin e negocitave të zgjerimit, por na duhet të verifikojmë arritjet në zbatimin e angazhimeve në funksionimin e institucioneve demokratike, për t’i paraprirë kapitujve 23 e 24 që hapen në fillim të bisedimeve dhe që përfshijnë reformën në gjyqësor, lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut. Vetëm në pranëverën e vitit 2019 do të publikohen progres-raportet e radhes, ndaj kjo periudhë mbetet kohë prove për vendet kandidate për anëtarësimin në BE”.

Komisioneri përmendi rastin e Shqipërisë, ku mbetet e domosdoshme ndërhyrja e Komisionit të Venecias që reforma në drejtësi të mos hasë më pengesa ligjore nga anikimi i palëve.
Një pjesë të rëndësishme në fjalimin e komisionerit Hahn para parlamentarëve zuri çështja e politikës së re unike që vendet e BE do të zbatojnë së shpejti për refuzimin në bllok të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që tashmë janë pjesë e listës së vendeve të sigurta. Në këtë mënyrë, me këto vende ku përfshihet edhe Shqipëria do të nënshkruhen marrëveshjet për kthimin e të gjithë azilkërkuesve në vendlindje.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373