INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johannes Hahn: Miratoni të enjten reformën në drejtësi, në të kundërt referendum

Johannes Hahn: Miratoni të enjten reformën në drejtësi, në të kundërt referendum

Publikuar më: 09:59 19-07-2016

Dy ditë përpara seancës së 21 Korrikut, Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian diskutoi për çështjen e reformës në drejtësi. Njëzëri eurodeputetët kanë kërkuar miratimin  e saj në seancën e së enjtes, ndërsa thanë se nëse kjo nuk ndodh do të ketë pasoja negative në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn bëri një apel të qartë dy ditë para votimit në Kuvend të reformës në drejtësi, kur tha se reforma duhet të miratohet patjetër të enjten, ndryshe minohet perspektiva evropiane.
Johannes Hahn:
“Vitin që vjen në Shqipëri do mbahen zgjedhjet, është shumë e rëndësishme që kjo reformë të miratohet, nuk ka më kohë për të humbur, afati përfundimtar është para pushimeve verore. Do monitorojmë zbatimin e reformës. Duhet të ketë gjykatës e prokurorë të përshtatshëm.
Nga Brukseli vjen një tjetër sugjerim në rast se dështon miratimi i reformës në drejtësi.
Johannes Hahn:
“Të enjten duhet marrë një vendim patjetër nuk duhet të humbni më shumë kohë, nëse nuk merret vendim ka mundësi të kalohet në referendum, pasi besoj se 99% e shqiptarëve e duan këtë reformë. Do jetë negative nëse nuk miratohet reforma, ka pasur shtyreje negociatash, do minohet perspektiva evropiane, do ketë probleme dhe efekte negative”.

I menjëhershëm ishte reagimi Kryeministrit Edi Rama në rrjetin social facebook, kur tha se këmbanat bien për opozitën.
Edi Rama:
“Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Europian diskuton Reformën në Drejtësi! Të gjitha kambanat bien për Partinë Demokratike...”.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543