John Mayer e ka kthyer vëmëndjen nga bukuria duke ndarë me të tjerët disa sekrete të tij për kujdesin ndaj lëkurës.
Këngëtari 38 vjeçar ka postuar një video ku tregon disa nga teknikat që përdor për tu siguruar që fytyra e tij të duket e bukur dhe e qetë. Videoja mban titullin “Skin Care Secrets with John” në fillim të së cilës ai thotë: “Njerëzit gjithmonë më pyesin se cilat janë disa nga sekretet e mia të kujdesit për lëkurën?” Në klip, John foli me ndjekësit me anë të artikujve të tij të kujdesit për lëkurën dhe duke bërë shaka në lidhje me linjën e preferuar e produkteve të tij, tha: "Mendoj se kjo është përdorur kryesisht nga njerëz të moshës 60 dhe 70 vjeçare, por më pëlqejnë. Dhe në fund e mbyll me mesazhin se të kujdesesh për lëkurën tënde, është çelësi i kujdesit ndaj vetes.