Krahasimin e bëni ju!
John Shahu është një ndër këngëtaret e rinj shqiptarë më të talentuar dhe pas suksesit në “Kënga Magjike 2017” ku fitoi çmimin “Best new artist”, karriera e tij pësoi vetëm rritje dhe kulmoi me bashkëpunimin “Mike” me Elvana Gjatën dhe Ledri Vula.
Së fundmi, John Shahu ka publikuar projektin me ritme verore të titulluar “Alamet”, për të cilin ka bashkëpunuar me Fifin e cila ka realizuar muzikën dhe ka shkruar tekstin.
Me të dëgjuar, na pëlqeu shumë si këngë, por kemi pak dyshime sepse na ngjau me një këngë që e kemi dëgjuar më herët, pikërisht “Uptown Funk” të Bruno Mars dhe Mark Ronson.
Fillimi pothuajse i njejtë, ritmi gati-gati i ngashëm, ndërsa veshja dhe kërcimi i John Shahut, identik me atë të Bruno Mars. Madje s’kishte si të mungonte as shamia poshtë kapeles, e njejtë me atë të Brunos
Gjithsesi është një këngë shumë interesante, për të dalluar ngjashmëritë, mjafton të shihni të dy klipet dhe gjykimin e bëni ju!