Kënga “Mike” nga Elvana Gjata, Ledri Vula dhe John Shahu është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ne nuk kishim aspak dyshime për këtë sapo e dëgjuam për herë të parë.
Kënga ka ritme verore dhe shoqërohet me videoklipe, por me siguri të gjithë jeni surprizuar nga i riu John Shahu. Ai është qershia mbi tortë e këngën “mike” dhe është padyshim një prej zërave më të ëmbël që na kanë zënë veshët këto vitet e fundit dhe ju kuptojmë më së miri nëse nuk ndaloni dot së dëgjuari këngën, e cila që tani është shndërruar në një hit.
E tani që i janë rritur shumë fansat në Instagram, Johni është më aktiv në rrjetet sociale dhe ka publikuar një foto së fundmi. E krahas shumë komenteve ku i thonë se ka zë të bukur, ndryshe nga ta Elvana i ka kërkuar të postojë muzikë, dmth jo foto, i ka thënë të këndojë, ndërkohë që ai i tha: së shpejti!