INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp & Amber Heard, ndjesë fallco shtetit australian!

Johnny Depp & Amber Heard, ndjesë fallco shtetit australian!

Publikuar më: 14:55 18-04-2016

Johnny Depp dhe Amber Heard janë përballur me akuza të rënda. Shtetit Australian pretendon se ata kanë dashur të kalojnë  ilegalisht dy qentë e tyre Pistol dhe Boo në këtë vend pa një leje paraprake për kafshët. Ka kaluar pothuajse një vit që nga dita kur çifti kanë fluturuar nga California në Brisbane dhe ende me sa duket  çështja e qenve të dashur të çiftit nuk është zgjidhur nga shteti Australian i cili i mban ata në karantinë. Çifti i famshëm kanë postuar së fundi një video ku shprehen dakord me kushtet e dhe mbrojtjen që Australia u bën kafshëve,  por nga ana tjetër kërkojnë nëpërmjet gjykatës që qentë e tyre t’u kthehen mbrapsht.

Article Logic
Execution time: 0.0041699409484863