INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Divorc i nderë mes Johnny Depp dhe Amber Heard: Kush gënjen?

Divorc i nderë mes Johnny Depp dhe Amber Heard: Kush gënjen?

Publikuar më: 09:17 27-05-2016

Procedurat e divorcit mes Johnny Depp dhe Amber Heard kanë pushtuar mediat online, ndërkohë që lufta zhvillohet në dy fronte: skuadra Johnny dhe skuadra Amber.

Fillimisht u raportua se Amber e bëri këtë kërkesë për shkak se familja e aktorit 51 vjeçar e urrente atë, pasi mendonin se kjo thjesht po e shfrytëzonte artistin. Tani skuadra e Amber godet mbrapsht duke thënë se familja jo vetëm që nuk e urrente, por madje Heard kishte një marrëdhënie pozitive me vjehrrën e saj, të cilën e kishte vizituar në spital. Por duket se nuk u prek shumë nga ndarja e saj nga jeta sepse vetëm dy të ditë më pas kërkoi divorcin nga Johnny. Nga kampi i këtij të fundit gjithçka bëhet me dije është se ylli kinematografik kërkon vetëm që situata të zgjidhet sa më shpejt, dhe...pa i dhënë asnjë grosh Amberit. Skuadra e aktores 30 vjeçare kur flet për marrëdhënie të mira me familjen e aktorit të nominuar për Oscar nuk përmend në asnjë moment vajzën e tij Lily Rose Depp, me të cilën ajo që tashmë ish-bashkëshortja ishte në luftë të hapur. Dhe merret me mend lehtësisht se kush fitoi. 

Article Logic
Execution time: 0.0022239685058594