I treti në martesën Pit-Jolie duket se nuk është më Marion Cotillard. Pas zhurmës së madhe dhe “kryqëzimit” që iu bë Pit nga mediat ndërkombëtare se e kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij me aktoren Marion Cotillard gjatë xhirimeve të filmit “Allied” ku ata të dy ishin protagonistë, vëmëndja është përqëndruar diku tjetër. Tashmë zyrtarisht flitet se pas divorcit midis Brangelina fshihet Johnny Depp. Dhe ka disa fakte që e mbështesin këtë hipotezë. Fakti i parë ka të bëjë pikërisht me avokaten e zgjedhur nga Angelina për divorcin e saj. Laura Wasser më herët është punësuar nga Depp për divorcin e tij dhe veç kësaj flitet se të dy aktorët janë përfshirë nga një tërheqje fatale kur xhiruan bashkë filmin “The Tourist” në Venezia. Madje ka zëra se prej asaj kohe ata nuk janë larguar kurrë nga njëri-tjetri dhe në fshehtësi ekstreme kanë vijur raportin duke nisur nga viti 2010.