Amber Heard po kërkon ndalimin e Johnny Depp pasi thotë se ajo është viktimë e incidenteve të përsëritura të dhunës në familje sipas TMZ. Heard e akuzon bashkëshortin e saj për dhunë, dhe këtë herë vjen “e armatosur” me foto. Ish bashkëshortja e Depp dhe avokatja e saj Samantha Spector u paraqitën në gjykatë në Kaliforni ku aktorja 30 vjeçare zbuloi fotot që tregonin se Jonny e kishte rrahur.
Heard tha se Deep i ka ofruar para për të mbajtur të fshehtë incidentin, por ajo vendosi të divorcohej. “Ky ishte vetëm incidenti i fundit”, i tha një burim revistës People. Ndërkohë Variety raporton se një gjyqtar nga Los Angeles ka dhënë një urdhër të përkohshëm ndalimi për Johnny Depp.