INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp harron divorcin, feston me një brune misterioze [FOTO]

Johnny Depp harron divorcin, feston me një brune misterioze [FOTO]

Publikuar më: 19:31 31-05-2016

Mesa duket fakti që është ndarë nga Amber Heard, nuk ka ndikuar negativisht te Johnny Depp. Për më tepër sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, aktori hollivudian nuk do të jetë në një ndjekje penale për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij. Sigurisht që këtë lajm nuk mund të rrinte pa e festuar, teksa është parë në shoqërinë e një bruneje misterioze në barin e një hoteli misterioz deri në orën 2 të mëngjesit.

Depp dukej shumë i relaksuar, duke shijuar kokteljet e hotelit luksoz ku një natë kushton 8.000 paund, si dhe buzëqeshte me miqtë e bisedonte me bukuroshen misterioze në barin e hotelit në Stokholm.

Sipas dëshmitarëve aktori 52 vjeçar, dhe femra e tij misterioze kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit duke biseduar për rreth një ore, të cilët kanë qënë të shoqëruar edhe nga dy miq të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006