Aktori i famshëm, Johnny Depp, i është bashkuar personazhe të njohur të ‘Instagram-it’. Ai ka hapur profilin e tij zyrtar me 16 prill dhe ka arritur të thyejë rekord ndjekësish, me 2.8 milionë. Ai nuk ka qenë një fans i rrjeteve sociale, mirëpo në këtë periudhë pandemia po e shfrytëzon Instagram-in për të hapur dialog.
“Kërcënimi i këtij armiku të padukshëm tashmë ka shkaktuar tragjedi të paarritshme dhe dëme në jetën e njerëzve”, shkruan Depp. Ai nuk ka harruar të falenderojë fansat për mbështetjen gjatë viteve. Kujtojmë se pak kohë më parë edhe Jennifer Aniston iu bashkua ‘Instagram-it’, duke thyer rekord brenda ditës.