INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp ka një kërkesë të rëndësishme për Amber Heard

Johnny Depp ka një kërkesë të rëndësishme për Amber Heard

Publikuar më: 11:56 21-07-2016

Johnny Depp nuk po kalon ditët e tij më të mira.

Divorci nga Amber Heard e ka vënë në gojën e të gjithëve dhe e vetmja gjë që aktori kërkon është që të ruajë privatësinë e gjithë këtij proçesi. E! News raporton se tashmë 53-vjeçari ka nënshkruar një dokument ku premton se do të informojë ish-in e tij në lidhje me të gjithë financat që ai zotëron, por për ta mbajtur këtë premtim ai kërkon nga ana tjetër që gjithë proçesi i divorcit të zhvillohet në heshtje, larg fokusit të medias dhe në mënyrë paqësore. Burime konfirmojnë se kjo është edhe ajo çfarë Amber kërkon. Kujtojmë që çifti nuk kanë patur një proçes të lehtë divorci deri më tani. Përkundrazi, mes akuzave për dhunë fizike dhe pretendime false, një konsensus i tillë mes dy aktorëve mund të konsiderohet si diçka tepër pozitive!   

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816