INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp kërkon Amber Heard në gjyq: Po lëndohem financiarisht dhe emocionalisht!

Johnny Depp kërkon Amber Heard në gjyq: Po lëndohem financiarisht dhe emocionalisht!

Publikuar më: 10:32 27-07-2016

Johnny Depp është në "pikë të hallit" pasi pretendon se nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë me ish bashkëshorten e tij Amber Heard në gjyq.

Deri tani ajo nuk është paraqitur për t’iu përgjigjur pyetjeve në gjyq dhe për më tepër ka siguruar një urdhër kufizimi ndaj aktorit 53 vjeçar. Në një seancë emergjente dëgjimore, avokatët e Depp kërkuan praninë e Amber që ta pyesin dhe të paraqesin versionin e tyre të ngjarjeve. Ai frikësohet se në rast se situata vazhdon në këtë mënyrë, jo vetëm mund të humbasë gjyqin, por kjo do të pasonte në dëmtim emocional dhe financiar për të. Kjo pasi urdhri i kufizimit mund të shfaqet në faturat e ardhshme që do të nënshkruajë. Kjo vret edhe kur ke një pasuri 400 milionë dollarëshe.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709