Gjithmonë i veçantë, Johnny Depp është unik jo vetëm në rolet që zgjedh, por edhe në marrëdhënien me fansat.
Për të promovuar filmin e tij të fundit, “Alice Through The Looking Glass” ai ka zgjedhur një mënyrë të padëgjuar më parë. Depp, nën petkun e kapelebërësit të çmendur, është futur në një pasqyrë dixhitale në Disneyland, të cilat zakonisht përdoren për pjesë të regjistruara nga filmat. Ai i shikontë të gjithë nëpërmjet një kamere, ndërkohë që jashtë shfaqej si një copëz e filmit mbi “vendin më të lumtur në botë”. Fillimisht fansat kanë menduar se bëhej fjalë për një pjesë filmike, por kur kapelebërësi ka filluar t’u flasë dhe t’u kthejë përgjigje, të gjithë kanë mbetur pa fjalë. Magjia e Hollywood duket se nuk mjaftohet vetëm me ekranin.