Amber Heard mesa duket nuk është nga ato vajza që mund të jetojë dot pa vëmendje.
Bashkëshortja e Johnny Depp, të paktën përpara ligjit, ka vendosur te hapë probleme të tjera, kësaj here në lidhje me shtëpinë e përbashkët të ish çiftit. Sipas një urdhëri nga gjykata, Johnny duhet të qëndronte larg Heard dhe shtëpisë së tyre, por më parë mund të merrte të gjitha sendet e tij personale. Dhe kështu duket se ka vepruar aktori 52-vjeçar, megjithatë Amber sërish e ka vënë me shpatulla pas muri. Ajo ka telefonuar policinë duke e akuzuar aktorin se po merrte edhe orendi shtepiake qe nuk i takonin, duke iu referuar këtu një tavoline modeste. E të mendosh se sa Amber ka përfituar nga pasuria e Johnny Depp!