Edhe pse në emisionin e Jimmi Kemmel, e ftuara ka qenë Pink, shown e ka dhuruar aktori Johnny Deep.
Këngëtarja do fliste rreth rolit të saj në filmin “Alice Through the Looking Glass” të Tim Burton, ku interpreton edhe Johnny Deep në rolin e Mad Hatter . Teksa moderatori e ka pyetur Pink nëse e ka takuar Depp-in, ajo tha se e kishte takuar një herë. Kemmel duke përfituar nga situata, filloi ta ngacmonte duke thënë se Pink ishte e dashuruar me Depp.
E papritura ndodh në momentin kur Johnny Depp shfaqet në emision dhe për ta bërë sa më interesante situatën, ai bëri gjestin që i la të gjithë gojëhapur. Guxoi të puthë në buzë moderatorin Kemmel. Megjithatë, as kjo nuk ia largoi emocionet këngëtares e cila në shaka e sipër , e emocionuar nga takimi me aktorin simpatik Johnny Deep tha: “Kjo është e tmerrshme. Kjo është dita më e keqe ndonjëherë e jetës sime”.