Vetëm një javë pasi arritën marrëveshjen prej 7 milionë dollarësh për të finalizuar divvorcin, Amber Heard dhe Johnny Depp po relaksohen në periudhën e pas-luftës.
Aktori 53 vjecar është fotografuar për herë të parë që pas firmës së fundit në dokumenta dhe duket shumë ndryshe nga ish bashkëshortja e tij. Ndërsa ajo dukej qartë se po kalonte mirë në shoqërinë e Margot Robbie dhe Cara Delevingne, Depp nuk të krijon përshtypjen e një personi të kënaqur. Pavarësisht se është parë në jahtin 200 milionë dollarësh të princit saudit Abdul Aziz, atij përsëri nuk i është ndarë pamja gjithë vrer e javëve të fundit. Mos ndoshta është mërzitur për 7 milionët e humbura?