Pas suksesit të filmit Suicide Squad në 2016-ën, Jared Leto dhe Margot Robbie do bashkohen sërish me të njëjtat role si Joker-i dhe Harley Quinn, në një tjetër film “të çmendur dhe plot pasion”. Sipas disa burimeve, thuhet se filmi do të jetë një vazhdim i Suicide Squad ku po diskutohet ende nëse Mel Gibson do të caktohet në pozicionin e regjisorit.
Përveç kësaj, projekti përfshihet në linjën kryesore të filmave të Warners me superheronj ku Ben Affleck është Batman, Henry Cavill në rolin e Superman dhe Gal Gadot si Wonder Woman si dhe shumë personazhe të tjera të cilat krijojnë Justice League.
Justice League pritet të dalë ne kinema më 17 Nëntor 2017.