INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Joker': I suksesshëm ende pa u publikuar!  [FOTO]

'Joker': I suksesshëm ende pa u publikuar! [FOTO]

Publikuar më: 12:20 03-09-2019

Në fund të muajit gusht u publikuar traileri i filmit të ri “Joker”, ku në rol kryesor luan Joaquin Phoenix.

Filmi tregon historinë e Arthur Fleck, një klloun tepër i trishtuar nga Gotham.

Teksa kujdeset për mamanë e tij të sëmurë, Arthur ka vetëm një dëshirë; të bëhet një komedian i famshëm.

Mirëpo pas përpjekjeve të shumta, ai nuk arrin t’ia dalë. Arthur merr vetëm negativitet nga njerëzit pranë tij, të cilët arrijnë deri në atë pikë sa edhe e sulmojnë.

Për këtë arsye, ai kthehet në personazhin negativ të historisë dhe ngjarjet në film janë tepër intriguese.

Në “Venice Film Festival” u mbajt premiera e filmit “Joker”, i cili është duartrokitur për 8 minuta rresht, pasi është pëlqyer mjaft nga të pranishmit.

Madje, në mediat e huaja po përflitet që tani se ky film është i denjë për t’u nominuar në “Oscars”.

Pas premierës në Venecia, filmi “Joker” do të shfaqet tashmë në Toronto.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040509700775146