Ndërsa projektligji i propozuar nga Milena Harito për mediat online ka hasur në kundërshtinë e fortë të drejtuesve të portaleve, Joleza Koka thotë se një ligj i tillë është i domodoshëm për Shqipërinë. E ftuar në emisionin 3JAT në In television, kryetarja e FRESH-it na rrëfen se ajo ka zgjehdur të informohet nëpërmjet të gjithë mëmnyrave.
“Unë informohem nga media tradicionale nga lajmet ne tv gazetat por dhe faqet online”.
Por besimi nuk është tek portalet online. Joleza Koka niset nga eksperianca personale për të shpjeguar dhe arësyet se përse ajo nuk ka besim në ato që shkruhen në portalet online.
“Për mua portalet nuk janë fare të besueshëm, dhe për këtë mund të sjell dhe fakte. Për shembull në një portal shkruhej: “Joleza tregon se si është seksi i egër”....miqtë më pyetën çfarë po ndodh me ty”.