Në këtë ditë ku festojnë të gjithë të dashuruarit nuk kishte si të mungonte edhe surpriza që Jon Gjebrea i ka bërë të fejuarës së tij Merlin Haxhiymeri.
Ky është Shën Valentini i parë zyrtar për çiftin pasi vetëm pak kohë më parë ata janë fejuar.
Merlini me anë të një postimi në Instastory na ka treguar edhe dhuratat e shtrenjta të firmës “Manolo Blahnik” që i ka bërë Joni duke e shoqëruar postimin e saj me një mbishkrim: “Valentini im, të dua” të shoqëruar me emoji zemre.
Po ashtu edhe Joni në Instagram e tij ka postuar një foto ku shihet përkrah Merlinit me shkrimin: “Valentini im i përditshëm”.