Dasma e Jona Saphiut ishte paralajmëruar prej disa ditësh. Moderatorja simpatike kishte publikuar ftesat në Instastorie ndërkohë që më parë është folur se ishte shtatzënë. Dasma u zhvillua mbrëmë dhe Jona, ashtu siç pritej, shkëlqeu. Moderatorja i dha fund beqarisë duke u martuar me partnerin Frenkli Ymeri me të cilin ishte prej vitesh në një lidhje. E veshur me një fustan të bardhë, të përshtatshëm për t’i kamufluar barkun e rrumbullaksour, Jona e ka shijuar në maksimum damsën e saj duke kërcyer dhe qeshur gjatë gjithë kohës.