Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision.
Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve.
Bashkë me Shqipërinë, mbrëmjen e sotme në përfundim të votimit u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.
Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer.