Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Jonida Maliqi ka fituar edicionin e 57-të, të ‘Festivalit të RTSH-së’.
Në një mbrëmje të mbushur me emocion dhe argëtim, mes konkurentëve të tjerë, triumfoi artistja e cila solli “Ktheju Tokës”, një këngë që kishte tematikë emigracionin.
Ajo do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurosong’. Në vendin e dytë u rëndit Lidia Lufi me këngën ‘Rrëfehem’ dhe në vendin e tretë Eranda Libohova me ‘100 pyetje’.
Më parë Jonida kishte shprehur ambicjen e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje të muzikës europiane. “Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!” tha mes emocionesh ajo.
Gjatë mbrëmjes së sotme, u shpallën edhe çmimi i të rinjve ku triumfoi Marko Strazimiri dhe Imbro me “Leyla” dhe çmimi i jurisë së medias ose i kritikës që u fitua nga Eranda Libohova me ‘100 pyetje’./intv.al/