Jonida Maliqi ka mbështetur fuqishëm Arilena Arën, prej fitores në Festivalin e Këngës.
Këngëtarja ka vlerësuar vokalin e saj dhe këngën “Shaj” që prej fillimit, dhe këtë gjë bëri edhe sot në emisionin “Wake Up”, ku ishte e ftuar këtë mëngjes.
Jondia tregoi se nuk i pëlqen të bëjë qoka siç bëjnë shumë kolegë të saj, por Arilena e meritonte fitoren sepse sipas saj është “një talent që lind 1 në 1 milion”.
Këngëtarja shtoi se njerëzit ndonjëherë fiksohen pas interpretimit dhe performancave të artistëve, por Arilena interpretoi vizualisht dhe aspak ekzagjeruar siç ndodh në showbiz.
“Unë u jap mbështetje të paparë të gjithë artistëve që mendoj se kanë talent, kanë diçka për të dhënë,. Nuk bëj qoka zakonisht ashtu siç bëjnë shumë kolegët e mi të cilët çdokush që nxjerrë një material muzikor duhet ta publikoj, madje ndonjëherë kur më kërkojnë ta promovoj nuk e bëj këtë gjë nëse nuk më pëlqen”.
“Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion. Një vajzë që interpreton vizualisht me një interpretim aspak të ekzagjeruar ashtu siç jemi mësuar në showbiz apo në ditët e sotme që njerëzit ndonjëherë ndikohen nga interpretimi i jashtëm, performanca”.
Jonida u shpreh se i ka fiksim këngët me shpirt dhe në të shumtën e rasteve i këndon ato. Ajo shtoi se ka folur me Arilenën dhe i ka dhënë disa këshilla për pjesëmarrjen në Eurovizion, nisur nga eksperienca e saj:
“Më raftë pika se është shumë e vogël, i kam thënë puno fort bëj maksimumin se nuk mund të pretendosh mbështetje të madhe”.
“Ne nuk dimë të mbështesim njëri-tjetrin, dimë gjithmonë të hedhim baltë”, theksoi Jonida.