INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin me ish-bashkëshortin: Ishte…[VIDEO]

Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin me ish-bashkëshortin: Ishte…[VIDEO]

Publikuar më: 14:29 30-11-2020

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për divorcin nga bashkështorti gjatë një interviste me moderatorin Ardit Gjebrea. Jonida rrëfeu se me të shoqin ishte njohur që në moshën 17 vjeçare dhe me të kaloi 17 vite të tjera deri sa u ndanë kur ajo ishte 34 vjeç

Tashmë ajo ka tre vite që është ndarë dhe ka rrëfyer se sa i veshtirë ishte ky vendim për të. Jonida zbuloi se gjithçka erdhi si pasojë e konsumit dhe për arsye të tjera që ajo dëshiron të mbeten personale.

Ndërsa rrëfen se ky vendim ishte i saj dhe më pas rrugëtuan të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë dhe nuk e gjejnë më gjuhën e përbashkët.

Këngëtarja gjithsesi e quan divorcin një dështim të sajin, duke qenë se ëndrra e saj ishte që të krijojnte familjen ideale.

Gjatë intervistës ajo shtoi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe ka punuar edhe me anën psikologjike, pasi nuk është e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë pas shumë vitesh martesë.

Ardit Gjebrea: Si e more vendimin për të bërë divorcin?

Jonida Maliqi: Ishte shumë e vështirë, duke marrë në konsideratë që edhe se me ish-bashkëshortin tim ka kaluar gjysmën e jetës sime, 17 vjet dhe jam divorcuar në moshën 34-vjeçare. Kanë kaluar tashmë 3 vite.

Ardit Gjebrea: Ke qenë 17 vjeç kur e njohe, apo jo?

Jonida Maliqi: Po shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi ndoshta për shkak të konsumit edhe të disa arsyeve të tjera të cilat mbeten dhe do doja që të ishin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime.

Ardit Gjebrea: E morët bashkë?

Jonida Maliqi: Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy sepse për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin.


Ardit Gjebrea: Si ia dole se ishte dhe djali?

Jonida Maliqi: Unë vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe gjithmonë jam rritur me frymën që do kisha familjen ideale, perfekte dhe ishte ëndrra ime që ta realizoja atë me sukses dhe divorcin e quaj si një dështim timin. Duke jetuar me një standart shumë të mirë jetese, jam munduar që të mbaj të njëjtin standart.

Sigurisht ka qenë më e vështirë sepse tani jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir, forca për të punuar falë zotit nuk më ka munguar, energjia jo. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Është shumë e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë, deri diku unë kam qenë si “Liza në botën e çudirave” kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime.

Ardit Gjebrea: Ishte dashuria e parë?

Jonida Maliqi: Sigurisht! Ishte një dashuri shumë sublime, ishte ajo dashuri që ndoshta kur ti arrin një pjekuri fillon reflekton dhe ndonjëherë vë logjikën mbi ndjenjat e tua.

Ardit Gjebrea: Është më mirë kur i peshon gjërat, apo me zemër?

Jonida Maliqi: Unë mendoj se është kur gjen balancën, sepse nuk mund t’i peshosh kursesi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432