INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi na prezanton me motrën simpatike: ''Gjysma ime më e mirë…''

Jonida Maliqi na prezanton me motrën simpatike: ''Gjysma ime më e mirë…''

Publikuar më: 18:43 18-07-2019

Jonida Maliqi është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Përfaqësimi saj dinjitoz në “Eurovision” gjithashtu bëri jehonë në shumë media të njohura ndërkombëtare dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Por, përtej karierrës së saj Jonida gjithmonë ka preferuar që të mbajë një profil të ulët kur vjen puna tek jeta e saj private. Si rrallëherë në ditën e sotme ajo ka preferuar që në “Instagram” të bëjë një dedikim për motrën e saj.

"Gjysma ime me e mire", shkruan Jonida për të motrën, Xhilda e cila duket si versioni bjond i këngëtares.

Jonida ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e cila jeton jashtë vendit. Në një intervistë këngëtarja ka treguar se e motra kërkon perfeksionin tek ajo.

“Unë kam qenë gjithnjë motra e shëmtuar. Kjo sigurisht ka ndikuar, megjithatë Xhilda më ka krijuar një kompleks gjatë gjithë fëmijërisë sime, më thonte je shëndosh , duhet të dobësohesh ki kujdes dhe unë përpara se të vijë Xhilda bëj 2 javë dietë, mundohem të shkoj në aeroport e trukuar. Sa më takon më thotë ça bëre prit të shikoj, hiqi syzet, duhet të vish urgjent në Qipro”, ka treguar Jonida.

-640-0-5d3091aecff8b.jpg

-640-0-5d3091ab03692.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0045981407165527